Berat - Burime të drejtorisë së MZSH në Bashkinë Berat bëjnë me dije se një banesë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është shkrumbuar e gjitha.
Banesa e cila ndodhet në pronësi të qytetares Kristina Kola ndodhet në lagjen periferike të qytetit të Beratit, Uznov. Kanë qenë fqinjët e lagjes të cilët kanë njoftuar repartin MZSH sapo kanë parë flakët në banesë.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar reparti zjarrfikëses, i cili është përpjekur për të vënë flakët nën kontroll pasi pranë banesës ndodhen edhe banesa të tjera.
Tre mjete zjarrfikëse janë përdorur për të fikur përfundimisht zjarrin në banesën e përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht në banesë nuk ndodhej njeri pasi familjarët e banesës ishin në Spitalin Rajonal Berat pranë familjarit të tyre të sëmurë. S
Shkaku i zjarrit sipas të dhënave paraprake ishte soba drurit ku flakët kishin dalë nga soba duke përfshirë ambientin e më pas gjithë banesën.