Berat dhe Shkodër, asgjesohen me 
 djegie 3 mijë rrënjë bime kanabis

Policia e Shetit vijon aksionet antikanabis në të gjithë vendin. Në Berat pas operacionit “Start 2015” u asgjësuan 2700 bimë narkoktike cannabis sativa në fshatin Osmëzezë komuna Sinjë ne vendin e quajtur Musharec. Policia bëri të mundur arrestimin e Detjon Aliraj 33 vjec banus në Vlorë dhe ka shpallur në kërkim 56-vjeçarin me inicalet K.B. Ata akuzohen në se kanë kultivuar bimën narkotike në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. 

Ndërsa në Shkodër policia ka asgjësuar 287 bimë narkotike në fshatin Mazrek të komunës Guri i Zi në vendin e quajtur Tek varrezat Mbishkallë. Policia evidentoi tre parcela të mbjella me kanabis sativa dhe asgjësimi u bë me anë të djegies.

bime narkotike

Në operacionet e anti-kanabisit në Qarkun e Lezhës policia asgjësoi me djegie 439 rrënjë bimë narkotike kanabis në Kurbin. Droga e mbjellë në tre parcela ishte e gjatësisë 10-30 cm, por pa mundur të identifikohen autorët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen