Tri banesa janë përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën muzeale të qytetit të “1001 dritareve në Berat”. Ngjarja shkaktoi dëme materiale por pa pasoja në njerëz.

Një prej shtëpive është shkrumbuar plotësisht, kurse dy të tjerat janë dëmtuar pjesërisht për shkak të afërsisë karakteristike në lagjen “Goricë”.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku brenda pak orësh kanë mundur të neutralizojnë flakët. Shkak për këtë zjarr dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Flakët kanë terrorizuar edhe banorët e tjerë të zonës, por gjithçka është mbyllur vetëm me shkatërrimin e banesës së Luto Myftarit në qendër të kësaj lagje.