BERAT - Dhuna në familje dhe konfliktetet familjare janë kthyer në një dukuri shqetësuese në qarkun e Beratit. 

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Drejtoria e Policisë ka verifikuar dy raste të tilla. Një grua tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur në lumë, ndërkohë që është shpëtuar në kohë nga uniformat blu dhe sipas burimeve të policisë shkak për këtë ngjarje është bërë konflikti, që ka pasur me bashkëshortin e saj.
 
Po, sot një tjetër rast dhune është rregjistruar në një tjetër familje. Një 73-vjeçar mësohet se kishte rënë preh e rrahjes nga ana e djalit të tij, Gezim Kukunja, 46-vjeç, i cili ka ushtruar dhunë mbi të pas grindjeve të vazhdueshme mes tyre.
 
Nga të dhënat e policisë çdo ditë raportohen raste të tilla të dhunës dhe konflikte në familje shkak për të cilat shpesh bëhen problemet ekonomike si rezultat i të mungesës së punës dhe të ardhmes.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)