Një takim ky i pazakontë për mënyrën e ballafaqimit të kundërshtarëve politikë në fushata të tilla elektorale, ky bashkëbisedim është ndjekur nga qytetarët të shumtë të Beratit.
Petrit Sinaj i mazhorancës dhe Kasem Mahmutaj i Partisë Republikane, që përfaqëson opozitën në zgjedhjet e 21 qershorit, kanë shpalosur programet e tyre për administrimin e Bashkisë.
Takimi u organizuar nga USAID mbi Programin për Qeverisjen Lokale. Kandidatët ju përgjigjën pyetjeve për problemet e infrastukturës, ndërtimet pa leje në zonat muzeale dhe zhvillimit të zonës.
Projekti i USAID, Programi për Qeverisjen Lokale, i cili do të vazhdojë deri në vitin 2017 do të asistojë qeveritë loakle, pas zgjedhjeve ku stafet do të trajnohen deri në muajin shtator kohë kur do të konstituohen./atsh/