Berat- Policia ka ndaluar dhe arrestuar Hermes Dyle, 25 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat. Arrestimi i tij u bë i mundur nga Specialistët e Seksionit për Krimet, pasi disa ditë më parë E.K, 30 vjeçe, banuese në Berat kishte bërë kallëzim penal ndaj personit të lartpërmendur, me pretendimin se e ka ngacmuar dhe përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i dalë përpara dhe goditur.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Përndjekja”.
Komento