BERAT-Është ekstraduar nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar për prostitucion.

Muhamet Kraho, 47 vjeç, është dënuar në vitin 2010 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burg për trafikim të femrave për prostitucion në Itali.

Muhamet Kraho është dënuar fillimisht në vitin 2006 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Një pesëshe gjykuese e ka cilësuar atë fajtor për veprën penale të “trafikimit të femrave”, duke e dënuar me 16 vjet heqje lirie.

Vendimi nr.51 i 20 Dhjetorit 2006 është lënë në fuqi edhe nga shkalla e dytë e gjyqësorit. Por, duke pretenduar pafajësi, Muhamet Kraho ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Nuk ka vonuar dhe një kolegj penal i gjykatës supreme ka vendosur në favor të Krahos.
Në fakt, nuk është marrë ndonjë vendim pafajësie ndaj tij, por gjykata e Lartë ka vendosur ta kthejë çështjen për rigjykim në shkallën e parë për Krime të Rënda, për shkak të shkeljeve të shumta procedurale të vërejtura gjatë gjykimit të parë.

 Dosja ka mbërritur në gjykatën e Krimeve të Rënda më 23 qershor 2010 dhe përmes shortit ai u gjykua nga trupa gjyqësore me kryesues, Ardit Mustafajn për gjykimin e saj.

Këtë herë, Kraho është ekstraduar nga Greqia për kryerjen e dënimit, për të cilin është akuzuar dhe dënuar vite më parë.

 Redaksia online
 (bg/ shqiptarja.com)