BERAT-Një 43-vjeçar i dënuar më parë është arrestuar për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj një polici.

I arrestuari është Gazmend Nazeraj, 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, (i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Nërtim pa leje”). Ai është vënë në pranga në lagjen Uznovë, ku për shkak të detyrës ka goditur me grushta punonjësin e policisë H.Mucogllava.

Po ashtu nën hetim është vendosur A.K, 48 vjeç, banues në lagjen ”Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për  Gazmend Nazeraj dhe "Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”, për  A.K.