BERAT - Në qytetin e Beratit, kanë nisur hetimet për Enver Hoxhën pasi i janë sekuestruar makinëritë e lojërave të fatit, ndërsa është arrestuar për vjedhje Sajmir Tahiri, 26 vjeç. Edhe pse emrat e tyre na sjellin në mendje dy figura të njohura për të gjithë ne, bëhet fjalë për dy shtetas të tjerë.
 
Shtetasti Enver Sokol Hoxha, pronar i një pike lojërash bastesh, i janë sekuestruar 10 aparatura të lojërave të fatit, 1 tavolinë pokeri ndërsa ndaj tij kanë nisur hetimet.
 
Burime nga Policia e Beratit kanë bërë të ditur se, në vazhdim të operacionit “Fundi i Marrëzisë” për paligjshmërinë e lojrave të fatit nga sektori kundër krimit ekonomik, sot u bllokua një lokal me makineri të palicencuara.
 
Sipas policisë, në orën 11:00 në Berat në lagjen “22 tetori”, janë gjetur dhe sekuestruar 10 makineti lojëra fati, 1 tavolinë pokeri. Ndaj Enver Hoxhës, 36 vjeç ka nisur çështja penale “organizim i pa lejuar i lojërave të fatit".
 
Ndërkaq, paraditen e sotmer është arrestuar në flagrancë shtetasi Sajmir Tahiri, 26 vjeç, banues në Berat. 26-vjeçari u arrestua nga blutë e Beratit pasi në orën 01:00 pas mesnate ka vjeddhur banesën e shtetasin me iniciale H. Gj në lagjen “Muzakaj”.
 
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)