Një vatër zjarri është shfaqur në një kavalet kashte në fshatin Moravë në njësinë administrative Otllak në Berat.

I favorizuar nga kashta zjarri ka përparuar drejt banesave.

Kanë qenë banorët e fshatit të cilët kanë njoftuar repartin e mbrojtjes nga zjarri. Forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje por duke parë përparimin e flakëve kanë thirrur për ndihme dy mjete tjera.

Pas disa minutash zjarri është vënë nën kontroll duke shmangur rrezikun nga banesat.

Sipas të dhënave paraprake zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e familjarëve të cilët kanë konsumuar duhan duke hedhur cigaren në tokë.

Nga zjarri është djegur kavaleta e kashtës që përdorej për të ushqyer për blegtorinë. Nuk ka pasur dëme në banesa.