BERAT - Dje në rrethin e Beratit Kryeministri organizoi brenda ditës disa takime paraelektorale por më entuziasti ishte ai në qendër të komunës Lumasit, ku inaugoroi godinën e komunës. Një ceremoni e mirëorganizuar nga pushteti lokal.
Grupi folklorik i komunës së Lumasit i kishte përgatitur një këngë ku i këndohet Berishës të marrë pushtetin edhe një herë, ndërsa në mes të turmës së banorëve që ishin vendosur në shesh, ia nisi dhe vallja nën ritmin e kësaj kënge. Vallen e merr dhe deputeti i PD-së Lefter Maliqi.
REFRENI I KËNGES
O Sali tu bëfsha ferrë
Merr pushtetin dhe një herë
Merr pushtetin dhe një herë
Krah për krah more me Lefterë
Lefterë, është Lefter Maliqi deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit.
Entuziazmin e këtij takimi, kryeministri, nuk ka lënë pa e komentuar në facebook, dhe pa treguar emocionet e kësaj vizite të fokusuara edhe në aparatin fotografik të zyrës së shtypit të kryeministrisë.
“Të dashur miq, sot në mes të një entuziazmi të papërshkruar të banorëve të Lumasit inauguruam godinën e komunes. Udhëtimi për në qendër të komunës, e cila kufizohet me fshatrat e rrethit të Gramshit, ishte mbreslënës dhe frymëzues. ..Era e fitores frynte fuqishëm në luginën, shpatet e kodrave por mbi të gjitha në zemrat e banorëve të Lumasit! Sb- shkruan Berisha në facebook.
Në profilin e tij kryeministri nuk publikon videon e këngës popullore që grupi folklorik i komunës së Lumasit I kushtoi atij dhe ekzaltoi të gjithë banorët. Në miting ka qenë dhe këngëtari i mirenjohur Kozma Dushi, i cili, shkruan Berisha, ne mes një entuziazmi të zjarrtë bëri thirrje publike qytetarëve të Beratit të votojnë për PD.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë shkruan “Godina e re është një investim me vlerë 22 milionë lekë, është ndërtuar sipas parametrave bashkëkohorë, e pajisur me të gjitha zyrat e shërbimit për qytetarët. Ndërtimi i qendrës së re të komunës Lumas vjen si pasojë e kërkesave në rritje të cilësisë së qeverisjes dhe zhvillimit ekonomiko – social të komunës. Kjo komunë ka 7600 banorë. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha përshëndeti në veçanti, grupin folklorik të komunës së Lumasi dhe “të dashurin Kozma Dushi, këngëtar i shquar i kombit shqiptar”.
TAKIMET NE BERAT
Kryeministri sot në rrethin e Beratit organizoi brenda ditës disa takime elektorale ku bëri thirrje për të votuar PD, si e vetmja alternativë
" Në katër vitet që vijnë Berati do të ketë infrastrukturën rrugore më moderne të historisë së tij. Boshti i Jugut, i cili po ecën drejt Beratit dhe në variantin më ideal është tuneli i Kërrabës, sepse ai shkurton distancën në mënyrë të ndjeshme. Boshti i Jugut do përfundojë, sikundër do të përfundojë infrastruktura në çdo kilometër të këtij qarku. Berati do të ecë si një trashëgimi botërore. Në qoftë se në Shqipëri turizmi në tërësi do të ritet nga 4.7 milionë në 7 milionë, në Berat turizmi së paku do të katërfishohet. Në Berat, ne do të bëjmë gjithçka për nxitjen e investimeve të beratasve dhe të huajve. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur fermerët e mrekullueshëm të Beratit, të cilët janë ndër njerëzit më punëtorë të Shqipërisë”.
/Shqiptarja.com