Një person i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar në flagrancë nga blutë e Beratit. Ndërkohë në momentin e arrestimit të 23 vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Florjan Cingo, 23 vjeç, banues në Berat. Gjatë ndalimit në ambientet e Komisariatit të Policisë, Cingos iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3.2 gram lëndë narkotike marjuanë. Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve