Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi ka vendosur zjarrin një sipërfaqe toke.
Autori me iniciale R.M. ndezi një zjarr në tokën e tij në Kuçovë, por si pasojë e erës së fortë, flakët u përhapën më tej duke djegur 300 rrënjë ullinj.
Policia arrestoi 59-vjeçarin, banues në lagjen "11 Janari", Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së shkallë së parë Berat për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” .
Komento
Komente

