BERAT - Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni i koduar Azilanti i ndërmarrë nga Sektori i Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Beratit në bashkëpunim me prokurorinë e këtij qyteti vijoi për 2 muaj deri në finalizimin e tij.

Në flagrancë u kapën Albert Kanani, 35 vjeç i lindur në Kuçovë e banues në fshatin Perondi në Kuçovë i dënuar më parë për shkatërrim prone dhe Sokol Berisha 43 vjeç banues në Kuçovë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, rekrutonin persona me precedent kriminalë, të deportuar nga vendet e Bashkimit Europian dhe i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin nëpërmjet Pikës së Kalim kufitar Hani- Hotit Shkodër, kundrejt një shumë që varionin nga 1.000 deri në 1.500 euro për person.

Provat dhe materialet proceduriale ndodhen në duart e Prokurorisë së Beratit e cila do të vijojë hetimet për veprën penale ndihëm për kalim të paligjshëm të kufijve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)