BERAT- Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta në doza të vogla. Ditën e djeshme Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Berat, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të:
Asjan Topi, 22 vjeç, banues në Lagjen 30 Vjetori, Berat
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.5 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një peshore elektronike si dhe një sasi e vogël lekësh.
Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike"
Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 28.05.2018, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Berat, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit : - Asjan Topi, 22 vjeç, banues në Lagjen 30 Vjetori, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.5 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një peshore elektronike si dhe një sasi e vogël lekësh. Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Komente










