Berat, klani i Pollos përçan degën
lokale të PD, sulmohet ish kryetari

Berat, klani i Pollos përçan degën<br />lokale të PD, sulmohet ish kryetari
Dega lokale e Partisë Demokratike në Berat është përfshirë ditët e fundit nga një konflikt i brendshëm mes anëtarëve të kryesisë.

Shkak është bërë publikimi në  një media lokale të Beratit dosja hetimore e një rasti korrupsioni, ku nën hetim nga qenë edhe kryetari i atëhershëm i degës së PD, Arenc Berati, aktualisht anëtar i kryesisë i kësaj dege.

Sipas medias në fjalë, nga hetimi i këtij skandali korrupsioni i palagur ka dalë vetëm Arenc Berati, ndërsa një oficer i lartë i Policisë së Shtetit u dënua me disa vite burg dhe një Prokuror u ul në detyrë për disa muaj.

"Janë të paqarta rrethanat se si për avokat Beratin nuk u pre një urdhër arresti në atë kohë, e vetmja arsye që nënkuptohet është fillimi i fushatës zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, gjë që e la duarlidhur prokurorinë në atë kohë të vepronte", thuhet në shkrimet e një medie lokale të Beratit.

Ndërsa në një reagim të tij, ish kryetari i PD në Berat, Arenc Berati, i quan sulmet në adresë të tij si një luftë të komunistëve të infiltruar në PD.

Sipas tij, në PD-në e Beratit aderojnë figura pa asnjë pikë kontributi dhe paaftësinë e tyre duan ta rikuperojnë me servilizëm ndaj eproreve të tyre për të fituar sado pak kredi në parti.

Gjithashtu, ai mohon të ketë qenë nën hetim nga Prokuroria për afera korruptive.

"Së pari, dua të sqaroj se unë nuk kam qenë asnjëherë të vetme në jetën time i akuzuar nga Prokuroria, lere më të arrestohesha dhe të viheshin prangat siç sugjeron indirekt artikulli në fjalë. Prangat i kemi pasur trashëgim nga rrëgjimi komunist ku në atë kohe bënin prokurorin dhe gjykatësin për familjen tonë, çka po përpiqen ta bëjnë dhe sot me metoda të ndryshme, por që nga mënyra nuk i ndajnë nga spiunët e sigurimit të shtetit të asaj kohe. Gjatë ushtrimit të profesionit tim si avokat dhe detyrave politike që kam mbajtur këto 20 vjet, kam parë e dëgjuar shumë. Madje jam përballur edhe më parë me baltosje politike nga krahu i kundërt politik, më saktë komunistët dhe klanet e tyre. Në një farë mënyrë, siç thotë dhe populli, me ka zënë lëkura kallo nga sulmet politike dhe s’më bëjnë më përshtypje. Ajo që është për të ardhur keq këtë herë është që baltosja që tentohet të më bëhet vjen duke u sponsorizuar nga vetë dyert e PD-së së Beratit, partia ku unë kam aderuar dhe aderoj duke kontribuar për vite të tëra! Por pse pikërisht nga dega e PD-së së Beratit?! Përgjigja është e thjeshtë. Aty kanë hyrë njerëz pa asnjë pikë kontributi dhe paaftësinë e tyre duan ta rikuperojnë me servilizëm ndaj eproreve të tyre për të fituar sado pak kredi në parti. Kritikave të mia të sinqerta kundrejt disa eksponentëve të lartë të PD-së që e kanë shkatërruar PD-në, servilët e tyre i kundërpërgjigjen me sulme politike", thuhet në reagimin e ish kryedemokratit të Beratit, Arenc Berati.
 
Ndërkaq, burime për Shqiptarja.com thanë se sulmet në adresë të një prej figurave kryesore të degës lokale atje, bëhen nga klani i deputetit të Qarkut, Genc Pollo.

Dhe lufta politike bëhet si një betejë për pushtet partiak. 

Kjo pasi, PD-ja e Beratit ndodhet në një krizë të theksuar besimi te anëtarësia e saj dhe për këtë qëllim nomeklatura aktuale i ka mjaft të lëkundura pozitat, çka do të thotë se ndërhyrja e Lulzim Bashës për ta reformatuar nga e para këtë degë, s'do të vonojë. Dhe një nga kandidatët potencial për të rimarrë kryesimin e degës është edhe Arenc Berati.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla