Berat, Klosi: PS nuk ka pse pret
vendimarrjen e lidershipit në çadë

Berat, Klosi: PS nuk ka pse pret<br />vendimarrjen e lidershipit në çadë
BERAT- Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS në Qarkun Berat u shpreh se PD është mbyllur në çadër nga frika e Vettingut.
 
Sipas tij, PS nuk pret vendimarrjen e lidershipit të mbyllur në çadrën prej plasmasi pasi ajo është e vetmja forcë politike që mund të krijojë një shtet.
 
Në takim me qytetarët të njësisë  administrative Kutalli, në bashkinë Ura Vajgurore, Klosi tha se kthimi mbrapa në kohë është i dhimbshëm, dhe se banorët janë të bindur për këtë.
 
“Ne nuk presim vendimarrjen e lidershipit të mbyllur në çadrën prej plasmasi. Ne e dimë se ata në atë çadër janë mbyllur prej vettingut. Të jeni të sigurt se reformat e ndërmarra nuk do të ndërpriten sepse qytetarët, njerëzit që takojmë përditë janë të bindur tashmë se vetëm Edi Rama mund të vazhdojë reformat. Po ashtu, kemi kuptuar qartazi se çdo banor që kemi takuar është I bindur se sa I dhimbshëm është kthimi pas, në qeverisjen anti popullore të Sali Berishës para 2013”, u shpreh Klosi.
 
I bindur se PS do të fitojë një mandat të dytë, Klosi tha se 4 vitet e ardhshme qeveria do t’i dedikohet fshatit.
 
“Në mandatin e parë qeverisës u rilindën qytetet, mandati I dytë do ti dedikohet tërësisht fshatit, në investime infrastrukturore, investime në bujqësi dhe garantimin e prodhimit dhe tregtimit të prodhimit bujqësor vendas” – deklaroi Klosi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut