BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar një 43-vjeçar pasi në ambientet e palestrës së tij është gjetur një sasi e vogël kokaine dhe një peshore elektrike.

Në pranga është vënë shtetasi Armando Lajthia, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë menjëherë pasi kontrollit të ushtruar në ambjentet e palestrës së tij.

Njoftimi i plotë:

Berat

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Armando Lajthia, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në ambjentet e palestrës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar Kokainë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.