Berat, komisionerët e PD braktisin 
procesin, 13 kuti numërohen nesë

Berat, komisionerët e PD braktisin <br />procesin, 13 kuti numërohen nesë
Zgjedhjet në Bashkinë e Beratit, ndryshe nga sa pritej kanë qenë të ndezura deri në momentet e fundit. Ndërsa kishin mbetur vetëm 18 kuti nga përfundimit i numërimit të fletëve të votimit, komisionerët e Partisë Demokratike kanë braktisur procesin. Kjo pas një ankese të kandidatit të PD-së Kasëm Mahmutaj, për një kuti votimit e cila ka mbërritur në ZAZ e hapur. Demokratët thonë se kutia nuk është shoqëruar drejt Vendeve të Numërimit të Votave nga ana e policisë, por nga militantë partiakë dhe hedhin dyshime se gjatë transportit mund të jetë hapur.

Pas debateve është bllokuar numërimi i fletëve të votimit. Ndërsa është vendosur që kutia t’i dërgohet për vendim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por duket se shkak i tensioneve ka qenë diferenca e ngushtë mes të dy kandidatëve, Petrit Sinaj të koalicionit të Majtë dhe Kasem Mahmutaj i koalicionit të djathtë. Në 18 kutitë e fundit, në favor të Sinajt janë numëruar 15790 vota ndërsa për Mahmutajn janë numëruar 14270 vota, duke krijuar një diferencë prej 1300 votash.

Një rritje e ndjeshme e votave në favor të demokratëve është konsideruar si një fitore për të djathtën në një nga bastione më të rëndësishme të së majtës. Pavarësisht bllokimit të kutive të votimit si dhe të ngushtimit të diferencës së votave mes dy kandidatëve, deputeti i LSI-së Nasip Naço ka deklaruar se kandidati i majtë do të fitojë zgjedhjet. Madje ai nënvizoi se në qarkun e Beratit, e majta do të marrë të pestë kandidatët për kryetar të bashkive.

Zgjedhjet në Berat janë një test për LSI, kjo për faktin se në katër bashkitë, propozimet e kandidatëve të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane kanë qenë të LSI-së. Por ndryshe nga Skrapari ku kandidati i majtë fitoi me një diferencë të lartë votash, në Berat por dhe në Kuçovë shpesh u vu re dhe tronditja e shifrave.

Nga ana tjetër kandidatura e Mahmutaj është konsideruar konsensuale nga koalicioni i djathtë. Kjo për faktin se katër vite më parë ai ka qenë kryetar i degës së PR-së në Berat. Ndërkohë që gjatë propozimit të kandidatëve, dega e PD-së e ka dhënë si propozim të saj. Në mes të 13 kandidaturave, Basha duket se ka përzgjedhur Mahmutaj dhe si emër që gëzonte mbështetjen e aleatëve.

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg