Berat, kreu i LSI denoncon:
Më kërcënuan me armë zjarri

Berat, kreu i LSI denoncon:<br />Më kërcënuan me armë zjarri
BERAT- Kreu i LSI-së në Gjoroven ka denoncuar tre persona, pasi pretendon se është kërcënuar me pistoletë.

Krenar Shehu 46 vjeç ka deponuar në polici se tre persona në lagjen ‘’Uznovë", të identifikuar si Gazmend M. Gramoz I. dhe Ramazan D.  i kanë vënë pistoletën në kokë dhe e kanë kërcënuar që të mos bëjë fushatë.

Policia deklaron se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e autorëve.

Sherr për motive partiake edhe në Dibër  
Edhe në Dibër është regjistruar një incident ditën e djeshme, pasi dy persona janë konfliktuar me për motive partiake.
 
Sipas policisë 46-vjeçari me inicialet A.Sh. në bashkëpunim me persona të tjerë, i kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Hotesh dhe i kanë zënë pritë një 22-vjeçari.
 
Pas sherrit i kanë dëmtuar makinën dhe janë larguar, por njëri është arrestuar, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Deklarata e policisë Dibër
Më datë 15.06.2017,  është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.M, 22 vjeç, banues në njësinë Luzni-Dibër, i cili ka kallzuar se rreth orës 21.00 datë 15.06.2017, shtetasi A.(B).Sh, në bashkëpunim me persona të pa njohur, i kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Hotesh, dhe pas një debati i kanë dëmtuar me gurë automjetitn tip "Benz", në pronësi të tij.
 
Shtetasi A.(B).Sh,  pas këtij konflikti  është larguar,  por është kapur  pak orë më vonë nga  shërbimet e  Policisë.
 
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim dhe konsultë të plotë  me Prokurorinë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
 
A.(B).Sh, 46 vjeç, banues në njësinë Administrative Luzni-Dibër. (Vepra penale "Shkatërrim i pronës me dashje", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 150, 25 të Kodit Penal).
 
 
Bazuar në deklarimet e shtetasit B.M, dyshohet që shkaku i konfliktit ka ndodhur për motive politike.
 
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
 
Policia e Dibrës në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi