Ngjarja ndodhi në fshatin Starovë në rrethin e Beratit ndërsa viktima është shtetasja me inicialet S.M.
Mësohet se tre-vjeçarja i ka prerë rrugën mjetit me targa AA 377 BM, drejtuesi i të cilit në pamundësi për t’u shmangur ka përplasur fëmijën.
Drejtuesi i mjetit e ka shoqëruar fëmijën menjëherë drejt spitalit të Beratit, por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e automjetit, ndërsa po heton rrethanat e plota të aksidentit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)