Një grua ka braktisur në banesën e saj fëmijën 3-vjeç dhe policia, menjëherë pas kallëzimit të bërë nga familjarët, e ka shpallur atë në kërkim.

Siç bën të ditur policia lokale, S.Z, 25 vjeçare është larguar në drejtim të paditur (pa adresë) nga shtëpia dhe ka braktisur fëmijën e saj 3 vjeç.

Ka qenë bashkëshorti ai që ka bërë kallëzimin dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)