BERAT - Një votuese në Berat kapet duke fotografuar votën në qëndrën e votimit nr. 3273. Gruaja shtatzanë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte me profesion mësuese. Pasi u pa akti i saj prej njerit prej komisionerëve, të gjithë anëtarët e tjerë të komisionit qenë të një mendjeje që vota e saj të anullohej, pra të deklarohej e pavlefshme.
Pavarësisht faktit se nuk ka ende ndonjë fakt më shumë për këtë incident, shpeshherë gjatë kësaj fushate është paralajmëruar nga kreu i opozitës se punonjësit e administratës shtetërore po imponohen në vullnetin e tyre për të votuar PD-në dhe një nga kushtet që iu është vënë është fotografimi i votës kundrejt ruajtjes së vendit të punës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com