TIRANE - Artan Lame, kandidati i Partisë Socialiste, i renditur i 5-ti në qarkun e Beratit denoncon në facebook se studentëve të Universitetit të Beratit po u shpërndahet një formular ku u kërkohet të plotësohet si shenjë që mbështet Astrit Veliaj, i cili është i dyti në listën e kandidatëve të PD-së për këtë qark.
Shpërndarja e këtij formulari sipas Lames bëhet në ambientet e Universtetit ku është e ndaluar me ligj të bëhet propogandë.
“Ky formular po shpërndahet klasë më klasë në Universitetin e Beratit. Atje ku cdo propagande politike është e palejueshme. Ja lë në dorë çdo prindi të gjykoje se në c'duar e ka lënë djalin apo vajzën e vet.
Shendet,”- shkruan Lame në profilin e tij në facebook duke publikuar edhe kopje të këtij formulari.

(Foto: Formulari i publikuar nga Artan Lame ne facebook)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com