Berat, përmbarimi nxjerr jashtë
familjen, akuzojnë kryeministrin

Berat, përmbarimi nxjerr jashtë<br />familjen, akuzojnë kryeministrin
Berat - Kthimi i banesave tek ish-pronarët në mbarë vëndin është shoqëruar me incidente dhe situata të pakëndshme. Radha për të liruar banesën ku jetonte prej 60 vitesh i erdhi familjes Cobanaqi në qytetin e Beratit.

Sipas familjarëve, të cilët duhet ta kalojnë natën jashtë me gjithë plaçka e katandi nuk kishin asnjë njoftim thjesht janë përballur me veprimet e përmbarimit, ndërsa për këtë situatë fajësojnë direkt kryeministrin e vendit.

“Për mua Sali berisha është kasapi i Shqipërisë, është malok. Sali Berisha që unë e kam mbajtur në kurriz tek kinoklubi në 1992 më ka nxjerrë rrugëve. Unë kam fëmijë, kurse fëmijët e Sali Berishës kanë milionat. Kurse nëna ime, unë dhe fëmijët e mi nuk kemi ku të bëjmë nevojën”, thotë njëri prej banorëve.

Familjarët i bëjnë apel bashkisë tu japë një zgjidhje për këtë situate.

(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!