BERAT- Një 49-vjeçar nga Berati ka humbur kontrollin e automjetit tip BMË me targa AA 991 IU në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me pemët dhe një kolonë betoni në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Poliçan-Berat në vendin e quajtur ish-kandari.
49-vjeçari Viktor Hoxha ka dalë nga makina e cila ishte në pronësi të Robert Pushit, duke hequr targat dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit. Më pas ai ka njoftuar karrotrecin i cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke marrë makinën.
Hoxha është pikasur nga kamerat e lokaleve dhe më pas është arrestuar nga policia. Ndaj tij rëndon akuza për "largim nga vendi i ngjarjes" si dhe "dëmtim i pronës publike"
Ore Po Pse asht arrestu nuk e kuptoj ??? Esht perplas e ka ik ne pun tij , ka marr dhe makinen . Po te kishte zan njeri ateher te arrestohej
Përgjigju