Berat - Shoferi i cili përplasi një këmbësore para pesë ditëve në rrugën "Antipatrea, Berat do të hetohet në gjendje të lirë.

Uniformat blu informojnë se 60-vjeçari akuzohet për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

“Konkretisht, u referuan materialet në Prokurorinë e Beratit, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të shtetasit E. V., 60 vjeç, banues në Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, informoi sot policia.

Makina u sekuestrua si provë materiale.

Fatmirësisht 37-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme