BERAT- Përmirësimi i paketës integruese për biznesin fason ka qenë fokusi i një takimi të një grupi deputetësh të kryesuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili e ka konsideruar biznesin fason si një gjenerator të punësimit në Shqipëri.
“Ne e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë një gjenerator të punësimit në Shqipëri dhe si i tillë lidhet dhe me një objektiv madhor tonin. Ai ka qënë shtimi i punësimit në Shqipëri, ku një nga bizneset e mëdha i cili e mundëson dhe e mban gjallë një gjë të tillë, është pikërisht biznesi fason”, u shpreh Vasili.
Ai vijoi se, “muajt që vijën ashtu si dhe është premtuar dhe është marrë në një angazhim të përbashkët parlamentar, mes parlamentit dhe qeverisë të arrijmë në një paketë integruese, pra një paketë më të plotë e cila e stimulon këtë bizne. Do të konkludojë edhe në një takim të zgjeruar për të marrë propozimet të drejtëpërdrejta të cilat do të pasurojnë paketën e cila ka filluar dhe po përpunohet.”
Ai ka kërkuar edhe propozime nga investitorët për të pasuruar me elementë të rinj paketën integruese të biznesit. Ish-ministri i Shëndetësisë Vasili ishte i shoqëruar nga depuetët Agron Cela, Përparim Spahiu, Silva Caka, Robert Bitri dhe Gledion Rehovica.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com