Berat/ Plagoset me thikë klienti i moshuar në një lokal, autori arratiset! I dëmtuari dërgohet në spital, dëshmitarët: Kërkoi një person dhe shau klientët (EMRAT)

Berat- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (24 mars) në qytetin e Beratit.

Një i moshuar 85-vjeçar mbeti i dëmtuar rëndë dhe u dërgua në spital, kurse autori u arratis nga vendngjarja.

Gazetarja e Report TV, Mimoza Sinanaj, informon se krimi ndodhi në ambientet e një lokali në lagjen "Çelepias", në Berat. 

Autori i dyshuar mësohet se është identifikuar si Asllan Fatiu, i cili ka hyrë në lokal duke qëlluar me thikë në bark klientin e moshuar, Todi Biçaku. 

Mësohet se autori ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar një shtetas, por pasi i kanë thënë se nuk ndodhej në ambiente, ai ka filluar të shajë klientët.

Pas kësaj, është ngritur i moshuari (klient në lokal) dhe i ka kërkuar të dalë jashtë dhe autori e ka qëlluar me thikë.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, që po kryejnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Burimet zyrtare policore konfirmojnë se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për këtë janë marrë edhe kamerat e sigurisë të biznesit dhe bizneseve përreth.

“Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë),  shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital. Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, bëri me dije policia, teksa motivet mbeten të panjohura ende..

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, kurse autori është larguar nga vendngjarja. Policia vendore ka nisur hetimet për krimin dhe zbardhjen e plotë të tij.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit