BERAT - Një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetë duke u hedhur nga kati i 3 i spitalit ku ai ishte shtruar pasi ishte ftohur.

Ngjarja është shënuar në qytetin e Beratit, kur Nahir Hoxha u hodh nga kati i 3 i spitalit, ndërsa prej 2 ditësh ishte shtruar në pavionin e patologjisë për shkak se ishte ftohur.

Sipas familjarëve, 55-vjeçari ishte i alkoolizuar dhe se gjatë kohës që ishte i shtuar në spital ka kaluar në gjendje depresioni. Ata tregojnë se menduan që i afërmi i tyre kishte shkuar në tualet, dhe në këtë moment është hedhur nga dritarja e katit të tretë.

Nahir Hoxha, ishte nga lagjja “Çlirimi” në qytetin e Beratit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur arsyet që mund ta kenë çuar 55-vjeçarin drejt këtij vendimi ekstrem

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)