Për të hyrë në qytetin e Beratit, shoferët e automjeteve duhet të jenë me nerva shumë të forta, kjo pasi çdo ditë drejtuesit e automjeteve përballen me trafik të rënduar.
Sipas specialistëve të qarkullimit, kjo situatë shkaktohet nga mungesa e një rrethrrotullimi në pjesën hyrëse të qytetit.
Ky fenomen është i përditshëm në hyrje të qytetit të Beratit.
Çdo ditë me dhjetëra automjete bëhen varg në hyrje të qytetit.
Sipas specialistëve të qarkullimit rrugor shkak i këtij trafiku është mungesa e një rrethrrotullimi në hyrje të qytetit dhe mungesa e një rruge tjetër alternative që të çon në brendësi të tij.
Nga hyrja e qytetit deri në gjykatë, shoferët përballen me rradhë të gjata, bori makinash, fyerje e sharje.
Lorenc Tanushi, një inspektor i qarkullimit rrugor thotë se janë shtuar patrullimet për të bërë të mundur qarkullimin normal të automjeteve
Ndonëse ka patur ndërhyrje për përmirsimin e sinjalistikës rrugore, në këtë zonë trafiku i rënduar vazhdon të mbetet një problem serioz për drejtuesit e autojeteve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com