Berat, Rama i përgjigjet Metës për
kërcënimet dhe bën ironi me Bashën

Berat, Rama i përgjigjet Metës për<br />kërcënimet dhe bën ironi me Bashën
BERAT-Kryeministri Edi Rama u shpreh se në mandatin e dytë nuk do të ketë më financime të fermerëve sipas teserës së partive, duke sulmuar në mënyrë indirekte LSI, pasi Ministria e Bujqësisë këtë mandat u drejtua kjo parti.
 
Pasi vendosëm rend në financat e shtetit dhe shlyem malin me borxhe, tani mund të heqim TVSH për imputet bujqësore.
 
Financimet për bujqit nuk do të bëhen me tesër partie. Koha e budallenjve përfundoi
” deklaroi ai.
 
Më pas Rama u ndal edhe njëherë te kërcënimet e Metës dhe takimi i Bashës sot po në Berat.
 
Nuk kemi betejë politike me partitë e tjera, premtojnë në hava, cirren kot, kërcënojnë pa lidhje.
 
Cfarë kanë? Ne nuk kemi punë me ata, ne kemi punë me shqiptarët që së bashku të bëjmë shtet me punë.
 
Lufta jonë për të pastruar administratën nga familjarët që kanë pushtuar zyrat e shtetit në emër të partive nuk është luftë me partitë e tjera, por për të ardhmen.
 
Nëse do të ishte për më shumë pushtet, Luli nuk do të ishte sot në Kuçovë duke folur si punonjës social me një grup njerëzish  të dëshpëruar
” tha ai. 

Pak ditë më parë Meta nga Fushë Kruja u shpreh se nëse preket një votë Rama nuk ka vrimë ku të futet dhe Vettingu do të nisë nga ai në 25 qershor.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi