Berat, Rama: Nuk u trembemi
kostove, PS mund të bëjë shtet

Berat, Rama: Nuk u trembemi<br />kostove, PS mund të bëjë shtet
Partia Socialiste është duke reformuar vendin dhe vetveten e saj. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Beratit Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ka shtuar se në këtë fazë të fundit para Kongresit të partisë është planifikuar një tjetër fazë, ku do kombinohen zgjedhjet në të gjithë territorin, sëbashku me zgjedhjet e drejtuesve të strukturave në 61 njësitë administrative të Shqipërisë,  me intensifikimin e procesit të anëtarësimeve të reja.

“Që nga shtatori jemi të organizuar në këtë proces, është bërë punë e jashtëzakonshme për të riorganizuar nga themeli gjithë ngrehinën organizative të PS. Ne jemi forcë për të reformuar dhe që ka domosdoshmërinë që në këtë fazë historike për vendin, të reformojë dhe reformojë vetveten” ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se një numër përfaqësuesish i anëtarëve më të rinj të PS-së, mosha të ndryshme, profesione e arsye të ndryshme bashkohen për një qëllim të madh, për të udhëhequr një proces historik reformash për vendin.

Jam i bindur se me këtë intensitet e përgjigjie që marrim në gjithë vendin në formën e dëshirës e kërkesës për tu anëtarësuar në PS tanimë prej muajsh do arrijmë objektivin që në 25 vjetorin e krijimit të PS të kemi dyfishuar numrin e anëtarësisë” shtoi ai.

Ai ka shtuar se gjatë kësaj kohe në organizatat socialiste janë vërejtur shumë probleme, por është punuar edhe në drejtim të barazisë gjinore, pasi deri tani ka pasur organizata që janë marrë peng nga burrat, anëtarët e së njëjtës familje apo fis.

Në këtë proces kemi parë edhe shumë probleme të trashëguara që i kemi adresuar me kurajo dhe i kemi futur në rrugën e zgjidhjes, organizatat e kapura e marra peng, të mbyllura, në emër të së kaluarës, organizata që nuk reflektojnë politikën tonë të qartë të barazisë gjinore, pa gra e vajza. Kjo është parti që betejën për barazinë gjinore e ka pjesë të mënyrës së vet të të qenit dhe kuptimit të pozicionit të vet që duhet të jetë e barabartë në këtë drejtim.Të gjithë këto probleme janë orientuar. Në këto organizata të përfaqësohen njdeshmëritë e komunitetit. Kemi hasur problemin e ngushtimit të hapësirës së diskutimit në një organizatë se kush u fut e jo në punë, s’është kjo organizata e PS, ndërkohë që duhet zgjeruar me kurajo e këmbëngulje hapësira për njerëzit e punës, ata që punojnë kudo dhe që kanë nevojë për një shtet që mbështet punën e rrugën e prodhimit të tyre, që i’u siguron kushte për të jetuar normalisht” ka thënë Rama.

Sot pas 2 vitesh e gjysmë, tha Rama PS ka arsye për t’iu drejtuar njerëzve thirrjen që të bëhen pjesë e PS që ta fuqizojmë partinë dhe të rrisim kapacitetin reformues e transformues të qeverisjes së vendit.

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois