Berat, Rama: Problemet do
të adresohen në kohë reale

Berat, Rama: Problemet do<br />të adresohen në kohë reale
Nga qyteti i Berati në turin e dëgjesave me qytetarët pas fitores me 74 mandate që i dhanë në 25 qershor, kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjitha problemet do të adresohen në kohë reale  

Fillimisht, Rama nënvizoi se, nga zgjedhjet e 25 qershorit, krahas fitores PS ka marrë edhe një përgjegjësi të madhe përsipër.
 
“PS duhet të tregojë se e meriton votën e shqiptarëve. Fitorja jonë është një barrë shumë e madhe përgjegjësie pasi më 25 qershor u votuam për të qeverisur vetëm”, tha Rama. Ai nënvizoi se reformimi i administratës nuk parashikon largimin e punonjësve të LSI-së dhe zëvendësimin e tyre me ata të PS-së njësoj si ata.

“Ne do shkurtojmë burokracinë në zyrat shtetërore. Problemet e qytetarëve do të adresohen në kohë reale”
, tha Rama.

Rama thumboi  edhe dy aleatët e Lulzim Bashës, Nard Ndokën kreun e PDK-së dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së.

“Çfarë ka Nard Ndoka apo Vangjel Dule më shumë se ajo zonja që foli? Kanë vetëm një avantazh, nuk ju vjen zor të dalin në televizor. Ata dinë si të hyjnë nga dritarja kur dalin nga dera. Janë mësuar me ato partitë e tyre që s’dihet si ekzistojnë, pretendojnë të bëhen edhe ministra, të fusin edhe kushërinjtë drejtorë. Pse këta kanë pretendime dhe një njeri i zakonshëm nuk mund të ketë”,- tha Rama.

“Me të shara me mallkime me ulërima ashtu duan ta bëjnë opozitën le ta bëjnë, ne s’kemi punë me ta, ata thjesht kanë marrë një detyre, ne kemi një detyrë tjetër, ne s’kemi marrë detyrë t’u përgjijgemi ulërimave të tyre", u shpreh Rama duke thumbuar LSI.
 
Berat,qytetarja ankohet, Rama-drejtorit të Aluiznit: Jep zgjidhje ose dorëhiqu

 Kryeministri Rama ,i ka bërë një paralajmërim drejtorit të ALUIZNI-t në këtë qytet, që nëse nuk i jep legalizimin nesër nënës që u ankua në dëgjesë, ai duhet të dorëhiqet.

“Nesër o nëna  merr lejen e legalimit ose ti jep dorhëqjen për mungesë informacioni. Dhe ju thoni kanë humbur dokumentet. Jo as  pasnesër,  nëse nuk jep lejen nesër jep dorëheqjen” u shpreh Rama

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë