Prej më shumë se dy javësh edhe ne Berat qytetarët po përballen me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
Tregtarët e lidhin rritjen drastike të çmimeve më rritjen e çmimit të karburanteve. Situata ka sjellë rënie të blerësve, të cilët i konsiderojnë të papërballueshme çmimet. Më të prekurit duket se janë të moshuarit që të ardhurat e vetmi i kanë nga pensioni.
Rritja e menjëhershme e çmimeve dhe sidomos atyre të shportës po ndikon ndjeshëm në ekonominë e shumë familjeve.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve, pasi sipas tyre rritjet e çmimeve dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Komente








Kan te drejt tregtaret kur rrisin berberet cmimin e qethhes se esht rrit nafta ose mos ta ngren ene keta.qr ca bohet
Përgjigju