BERAT- Rruga kryesore përballë stadiumit “Tomori” në Berat është krejtësisht e shkatërruar dhe për këtë duket se nuk shqetësohet askush. Siç duket edhe nga pamjet, rruga në të dy anët e saj është kthyer në gërmadhë e mbushur me gropa, gurë përgjatë gjithë gjatësisë së saj.

Qytetarët ankohen se kjo gjendje e rëndë e rrugës vazhdon të jetë e tillë prej vitesh dhe askush duket se nuk do ta di për gjendjen e saj.
 
Në këtë pjesë të qytetit më parë ushtrohej veprimtaria e tregut industrial, gjë e cila ka ndikuar në shkatërrimin e trotuareve. Por dhe pse tregu është zhvendosur, asnjë investim nuk ka nisur për sistemimin e rrugës, në të cilën lëvizin çdo ditë me qindra këmbësorë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)