BERAT- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në qytetin e Beratit, ku një person ka mbetur i plagosur.
Report Tv mëson se në aksident janë përfshirë dy makina, ku mjeti tip Benz dhe Ford janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanal.
Shkak mendohet se është bërë drejtuesi i mjetit Benz, ku dyshohet se ishte i pirë dhe duke ecur me shpejtësi goditi Fordin nga pas.
Komento