BERAT -  Është ndarë nga jeta në moshën 102 vjeçare gruaja më e moshuar në qytetin e Beratit. Qamile Mbrati ishte banuese në Lagjen Uznovë. Sipas statistikave dhe regjistrit themeltar të Zyrës së Gjendjes Civile në qytetin e një mbi një dritareve, njeriu që sapo është ndarë nga jeta ka qënë realisht, jo vetëm më e madhja në moshë në gjininë e vetë, por njëkohësisht edhe njeriu më i moshuar në të gjithë rrethin e Beratit, madje edhe në këtë Qark. Dhe kështu që më shumë se sa një lajm, vetë lajmi në fjalë ka përbërë dhe një kuriozitet të vecantë, për njeriun më të moshuar të ndarë nga jeta gjatë ditës së premte, duke lënë pas jo vetëm tre fëmijët e saj shumë të rritur dhe që janë pjesë përbërëse e brezit të tretë, ashtu sikur edhe ka lënë pas me dhjetra niëp e mbesa si dhe stërnipa dhe stërmbesa, të cilët në mënyrë të natyrshme për shkak të moshës së njeriut më të moshuar të Beratit, do të pasohej nga tre breza të tjerë pas vetes që kishin lënë fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të saj.

(aq/shqiptarja.com)