Berat, Tahiri inauguron zyrën e
Shërbimeve: Luftë korrupsionit

Berat, Tahiri inauguron zyrën e<br />Shërbimeve: Luftë korrupsionit
Berat- Ministri Tahiri ka marrë pjesë në inaugurimin e Zyrës së Shërbimeve per Qytetaret në Drejtorinë Vendore të Policisë, Berat.
 
Ai deklaroi se në këto zyra qytetarët marrin mbi 80 shërbime me shpejtësi, transparencë dhe mbi të gjitha pa korrupsion.
 
Në ndryshim nga e shkuara ku qytetarët sorollateshin zyrave të policisë për të marrë një shërbim sot situata është krejt e ndryshe pasi  qytetarët i kanë të gjitha shërbimet e fokusuara në një zyrë të vetme shërbimi, tha ndër të tjera ministri Tahiri
 
Prononcimi i plotë i Ministrit Tahiri
Kjo është zyra e shërbimit në drejtorinë e qarkut Berat, me mbi 80 shërbime për qytetarët në këtë qytet dhe në të gjithë qarkun.
 
Ne jemi shumë të vendosur për forcuar filozofinë dhe mentalitetin e shërbimit te Policia e Shtetit për qytetarët, si të vetmen rrugë për të ndërtuar besim dhe si të vetmen rrugë që bashkërisht me qytetarët të kemi më shumë siguri, qytete më të sigurta dhe komunitete më të sigurta.
 
Janë hapur zyrat e shërbimit thuajse në të gjithë Shqipërinë duke garantuar që shërbimi është i shpejtë, në kohë, me transparencë maksimale dhe mbi të gjitha pa korrupsion.
 
Nëse e krahason me të kaluarën, qytetarët në të kaluarën nuk shërbeheshin por sorollateshin dyerve të policisë për të marrë një shërbim.
 
Sorollateshin në dyert e policisë për të dhënë një denoncim. Sot qytetarët i kanë të gjitha shërbimet e fokusuara në një zyrë të vetme shërbimi.
 
Për ne qytetari është pasuria më e madhe dhe mundësia më e mirë për të ndërtuar integritetin e policisë dhe mbi të gjitha urat e komunikimit për të pasur më shumë besim në mënyrë që bashkë me qytetarët të kemi komunitete më të sigurta, qytete më të sigurta.
 
Do vijojmë të hapim zyrat e shërbimit në çdo cep të Shqipërisë sepse besojmë kjo është rruga më e mirë për të lënë pas të shkuarën, për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të pasur sa më shumë siguri.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu