Dy shtetasë janë arrestuar në Berat. Njëri nga të arrestuarit u arrestua për vjedhje parash në një lokal, ndërsa i arrestuari i dytë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Xhoni Spahiu, 24 vjeç dhe Abedin T, 52 vjeç të dy banues në Berat, janë të arrestuar nga policia.
Njoftimi i plotë:
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Xhoni Spahiu, 24 vjeç banues në lagjen ‘’30 Vjetori’’, ( i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja").
Arrestimi i tij u bë pasi në datën 07.09.2018, në lagjen ‘’22 Tetori’’, ka vjedhur një sasi lekësh në lokalin e shtetases F.E, 47 vjeçe, banuese në lagjen ‘’22 Tetori’’.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Vjedhja’’, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
---------------------
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Abedin T, 52 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases K.T, 46 vjeçe, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘’Dhunë në familje e kryer në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijve, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.