Berat, zhvillohet kampionati 37-të i
qitjes me pjatel në rang kombëta

Berat, zhvillohet kampionati 37-të i<br />qitjes me pjatel në rang kombëta
BERAT - Të apasionuarit pas sportit të qitjes kanë mundur të ndjekin sot nga afër zhvillimin e kampionatit kombëtar të garave të pjatelit. Ka qenë Federata e Gjuetarëve të Shqipërisë, e cila në bashkëpunim me shoqatën e gjuetarëve "Tomorri" dhe poligonin e qitjes që ka mundësuar zhvillimin e kampionatit të 37-të Kombëtar të garave me pjatel në këtë qytet.
 
Në këtë veprimtari të rëndësishme kanë marrë pjesë 12 ekipet më të mira të shoqatave të gjuetarëve në shkallë vendi. Pasi kanë dal fitues në bashkitë dhe komunat e tyre përfaqësuesit më të mirë të shoqatave janë bërë pjesë e garës së gjuajtjes me pjatel.
 
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së gjuetarëve të Shqipërisë, Themi Perri, u shpreh se është një kënaqësi që ky kampionat zhvillohet për herë të tretë në qytetin e Beratit.
 
Ky kampionat shërben jo vetëm për ushtrimin e garave të gjuajtjes me pjatel, por shërben dhe për takimet që zhvillohen mes të apasionuarëve të këtij sporti të bukur siç është qitja me pjatel.
 
Pasi kanë ushtruar qitjen me pjatel përpara komisionit të përbërë nga specialistë të këtij sporti nga kjo garë ka dal fitues ekipi i qytetit të Shkodrës.
 
Ndërkohë që në garat individuale ka dalë fitues sportisti Marin Dodaj, i cili ka arritur që të fitojë një armë gjuetie “Karabin”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin