Berat/ Zjarr në fshatin Osmënzezë, dyshohet i qëlimshëm! Digjen sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe bajame

BERAT - Një zjarr i madh ka rënë sot fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë. Zjarri, që ka qënë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me pemë ulliri dhe bajame.

Drejt zonës shkuan 18 zjarrëfikës nga Berati, 6 nga Poliçani dhe forca të shumta policie. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Për shkak të bimësisë së thatë dhe erës, zjarri rrezikonte të përhapej drejt banesave të fshatit prandaj zjarrëfikësit punuan fillimisht për eleminimin e rrezikut drejt banesave dhe pastaj për fikjen e vatrave të shumta të përhapura në zonë.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt banesave të fshatit. Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij të plotë pasi në zonë ka ende disa vatra aktive dhe po punohet për izolimin e tyre.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 10 ha me shkurre e ferra, 100 drurë ullinj dhe 50 drurë bajame. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrëvënies.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit