BERAT - Një zjarr ka rënë në një banesë private, rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat.
Zjarri i rënë në këtë lagje është parë nga banorët përreth, të cilët kanë njoftuar zjarrëfikësit.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka sjellë neutralizimin e flakëve dhe shuarjen në një kohë të shkurtër.
Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjeri në momentin e rënies së zjarrit, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës së shtetasit A.Merko.
Komento