Një video e publikuar në Tik Tok ku shfaqej duke bërë drift në në bulevardin "Aqif Pasha", i ka kushtuar një 21 vjeçari në Elbasan.
Policia e ka gjobitur me 400 mijë lekë të vjetra ndërsa makina iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
"Në lidhje me një video të publikuar në portalin "Tik-Tok", në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në bulevardin "Aqif Pasha", sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike", njofton policia.
Ç'ia kanë bërë mirë, se shesin mend këta u duket vetja kushedi çfarë, e jetë njerëzish rrezikojnë.
Përgjigju