'Bëri kërdinë' te disa institucione në Durrës, arrestohet i sapo daluri nga burgu

'Bëri kërdinë' te disa institucione në Durrës, arrestohet i sapo daluri nga burgu

DURRËS- Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka vjedhur një sërë pajisjesh elektronike në disa institucione në Durrës.

Në pranga ka rënë E. G., 39 vjeç, disa muaj që kishte dalë nga burgu. Si njoftojnë uniformat blu, 39-vjeçari është autor i disa vjedhjesh, ku kryesisht kishte marrë laptop, magnetofon apo pajisje zëri. Mbi të rëndon akuza për veprën penale  "Vjedhje" dhe për të njëjtën vepër penale ishte arrestuar dhe më parë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një laptop dhe qendër zëri.

Vjedhjet e kryera
Më datë 07.10.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se në kopshtin "Met Hasa" ka vjedhur një laptop, magnetofon dhe pajisje zëri.

Më datë 05.10.2019, në lagjen Nr. 3 dyshohet se ka vjedhur zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, ku ka marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një video projektor.

Më date 20.09.2019, më lagjen Nr. 14 në oborrin e shkollës 9-Vjeçare "Hasan Koçi" dyshohet  se ka vjedhur kabllo elektrike.

Më datë 16.09.2019, në lagjen Nr. 12 dyshohet se ka vjedhur Zyrat e Njësisë Administrative.

Më datë 14.05.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në "Dispaçerinë  e Sëmundjeve të Mushkërive".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë