Kim, i riu nga Kosova, që u bë viral me pjesëmarrjen në ‘American Idol’, bëri krenarë të gjithë shqiptarët.
Pasi kaloi fazën e parë për të shkuar në të dytën, në Hollywood, duke i mahnitur të gjithë me zërin dhe historinë e tij artisti shqiptar është tërhequr nga gara papritur.
“Dua t’ju njoftoj the gjithëve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. Jam shumë mirënjohës American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni të më mbështetni pasi ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur”, shkruan ai në Instagram.