Faruk Fatih Özer ishte pronari i kriptomonedhës turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin një muaj më parë duke dëmtuar financiarisht më shumë se 350 mijë investitorë, kryesisht në Turqi. Hetimi kundër Faruk Fatih Özer, u iniciua me 22 Prill, pasi Kryeprokurori Publik i Anadollit njoftoi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në platformën të quajtur "Thodex”. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete është raportuar se ka pasur një hard disk me vlerën e 108 milion dollarëve. Özer e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta. Në THODEX ishin gjithsej 400 mijë llogari dhe 391 mijë investitorë aktivë, duke pasur një vëllim mujor transaksioni prej 100 miliardë lira, afërsisht 12 miliardë dollarë. Duke bërë që me zhdukjen e tij, të këtë realizuar mashtrimin më të madhe në historinë e Turqisë me vlerë 2 miliardë dollarë. Kjo pasi kompania e drejtuar nga ai ndaloi operacionet më 19 prill teksa dyshohet se Özer ishte në Shqipëri që nga 20 prilli 2021.
Lajmi kryesor:
U arratis me 2 mld $ nga Turqia, kapet në Palasë bosi i kriptomonedhave turke Faruk Ozer! Në pranga edhe nipi Armando Dukës që e ndihmoi të fshihej
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.1%
-
Të gabuar
24.1%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3952
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32
-
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
17 Janar, 13:18
-
VIDEO/ Momenti i shembjes së murit të ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec
17 Janar, 11:08
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Investitorët e rinj strategjikë/ I hapet rrugë ndërtimit të resortit me hotele e vila në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln €
16 Janar, 07:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Atentati ndaj Kristian Markut në Vlorë/ Makina e autorëve me targa të vjedhura, ishin të mjetit të një polici në Novoselë
15 Janar, 13:59