Kanye West i janë mbyllur nga llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram pasi ka postuar mesazhe antisemitike (paragjykim ndaj hebrenjve). Këngëtarit iu pezullua llogaria e tij në Instagram në fundjavë pasi akuzoi reperin Diddy se kontrollohej nga hebrenjtë.
Pas çaktivizimit të llogarisë së tij në Instagram, West shkroi në Twitter, duke postuar një foto të tij me themeluesin e Meta, Mark Zuckerberg.
"Shiko Mark. Si më largove nga Instagrami?" shkroi ai.
Më pas iu përgjigj pezullimit të tij duke folur sërish me gjuhë urrejtje ndaj hebrenjve, gjë që solli përjashtimin për të dytën herë. Të dyja platformat hoqën postimet e reperit dhe thanë se ai kishte shkelur politikat.
Shkak u bë postimi ku shkroi: "Unë jam pak i përgjumur sonte. Gjëja qesharake është se unë në fakt nuk mund të jem antisemit sepse edhe njerëzit me ngjyrë janë hebrenj. Ju djema keni luajtur me mua dhe jeni përpjekur të nxirrni këdo që kundërshton axhendën tuaj”, shtoi ai.
Postimi është hequr që atëherë dhe llogaria e West është bllokuar.
West, i cili njihet ndryshe si Ye, u diagnostikua me çrregullim bipolar disa vite më parë dhe ka folur publikisht për sfidat e tij të shëndetit mendor. Kjo dyshohet se ka sjellë dhe ndarjen nga Kim Kardashian.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-së pas konfirmimit nga Senati
5 Shkurt, 21:08
-
Trump kërkon zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, ish-diplomati: Një pjesë e tyre mund të vijnë dhe në Europë! Kamberi: Shndërrimi i Rripit në resorte, për të qetësuar izraelitët
5 Shkurt, 20:20
-
Gjykata Federale në Maryland bllokon përpjekjen e Trump për të hequr fitimin e shtetësisë amerikane përmes lindjes në SHBA
5 Shkurt, 19:27
-
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
5 Shkurt, 18:57
-
Vendet e Ballkanit thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit! Analisti Joseph: Kurti s'ka marrëdhënie të besueshme me SHBA
5 Shkurt, 18:49
-
Meksika dislokon qindra trupa në kufirin me SHBA-të për të shmangur tarifat doganore nga Presidenti Trump
5 Shkurt, 17:25
-
Frrok Çupi: Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër
5 Shkurt, 16:53
-
NBA/ Boston fiton përballjen e kreut me Cleveland, Lakers fitimtarë në derbi
5 Shkurt, 16:09
-
Ekipi i 'Qullashëve të Rinj' të Elon Musk, të zgjedhur për të 'ribërë shtetin'
5 Shkurt, 14:20
-
Plani ogurzi i Donald Trump
5 Shkurt, 13:06
-
Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re
5 Shkurt, 12:47