Një ushtar i ri i Ushtrisë së Malit të Zi, David Gorvokovic, e festoi ditën Ditën e Flamurit të Shqipërisë, më 28 Nëntor, me ushtarë shqiptarë.
Ushtari, i cili aktualisht është pjesë e një misioni të NATO-s në Bullgari, është fotografuar duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta në Mal të Zi.
Në një artikull të botuar nga gazeta malazeze 'Vijesti' me titullin: Pjesëtari i Ushtrisë së Malit të Zi bën ‘shqiponjën dykrenare’, raportohet se Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq ka thënë për gazetën në fjalë se po kryhet një hetim.
Ai foli po ashtu edhe për një incident tjetër që përfshin dy ushtarë malazezë të arrestuar në Kosovë. Ata u ndaluan në Deçan pasi në automjetin e tyre ishte shkruar “Kosova është Serbi”.
Më tej ministri nënvizoi se autoritetet do të veprojnë në përputhje me ligjin për të trajtuar këto situata. Për dy të ndaluarit, Gjykata Themelore në Pejë vendosi një muaj paraburgim. Prokurori atje i akuzoi ata për veprën penale “nxitje të urrejtjes”.
Partitë politike proserbe në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.8%
-
Jo
52%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasagjerët nga Mali i Zi po preferojnë aeroportin e Tiranës
10 Shkurt, 23:03
-
Begaj në Malin e Zi, takim me homologun e tij: Në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi i përbashkët në Euroatlantik
10 Shkurt, 15:24
-
Shkodër/ Qeni antidrogë 'mbërthen' malazezin me 1 kg hashash të fshehur në kofanon e makinës! Po largohej nga Hani i Hotit
10 Shkurt, 12:04
-
Begaj vizitë dyditore në Mal të Zi, pritet nga homologu Milatovic! Takime edhe në komunat me shumicë shqiptare
9 Shkurt, 10:20
-
OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite! Grenell publikon shifrat, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon
4 Shkurt, 14:20
-
Shqipëria, Finlanda, Mali i Zi: Vendet e Europës me kërkesat më të ulëta të të ardhurave për viza nomade dixhitale
2 Shkurt, 09:26
-
Lehtësohet lëvizja e qytetarëve shqiptarë drejt Malit të Zi me sigurimin 'Karton Jeshil' 1 vjeçar me çmim të reduktuar
29 Janar, 11:39
-
Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)
27 Janar, 10:42
-
Mali i Zi, thellohet kriza politike
26 Janar, 11:35
-
Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit
21 Janar, 14:19
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25