Bëri vaksinën anti-COVID, rezulton pozitiv me virusin 6 ditë më vonë infermieri në SHBA

Bëri vaksinën anti-COVID, rezulton pozitiv me virusin 6 ditë më vonë infermieri në SHBA

Foto ilustruese

SHBA- Një infermier nga SHBA-ja i cili ka marrë vaksinën anti-COVID, ka rezultuar disa ditë më vone pozitiv me COVID-19.

Matthew W., një infermier 45-vjeçar nga San Diego i SHBA-së, mori vaksinën Pfizer më datë 18 dhjetor dhe tha se i vetmi efekt anësor që pati pas saj ishte dhimbja e krahut.

Vetëm 6 ditë pasi ka kryer vaksinën ai kishte të dridhura, dhimbje muskulore dhe ndihej i këputur. Matthew në këto kushte ka kryer testin e koronavirusit dhe ka rezultuar pozitiv.

Sipas një specialisti të sëmundjeve infektive Christian Ramers, tha se pacientët nuk janë menjëherë të mbrojtur pasi marrin vaksinën dhe se rasti infermierit është normal.

"Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni të zhvilloni mbrojtje nga vaksina," tha Ramers.

“Edhe pas atyre 10 deri në 14 ditëve, pacientët ende kanë nevojë për një dozë të dytë vaksine për mbrojtje të plotë. Ajo dozë e parë mendojmë se ju jep diku rreth 50% dhe ju duhet ajo dozë e dytë për të arritur deri në 95%," shtoi ai.

Ky është rasti i parë i konfirmuar, ku një njeri i cili ka kryer vaksinën anti-COVID, rezulton më pas pozitiv ndaj virusit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë